Pas bombave, Turqia goditet nga dy tërmete të fuqishme!

185

turqi-shperthim

Moebel THEMA

Mediat turke raportojnë se gjatë ditës së sotme në zonën e detit Egje kanë janë regjistruar dy tërmete brenda një ore, shkruan Gazeta Express.

Dridhjet e para janë shkaktuar në orën 11:26 dhe sipas shifrave zyrtare ka qenë i shkallës 5.0 ballë, ndërsa tjetri ka ndodhur në orën 12:29 dhe ka qenë i fuqisë 4.5 ballë. Tërmetet janë ndjerë në qytetet e Izmirit, Manisa dhe Bursës.

Zyrtarët e zonës kanë njoftuar paraprakisht se nga tërmetet nuk ka humbje në njerëz por ka humbje të konsiderueshme materiale. Shumë shtëpi janë dëmtuar nga dridhjet e tokës.

Comments