Trajneri i Tiranës Ze Maria, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij pas eleminimit nga Europa Ligë ndaj Makabit të Tel Aviv-it dhe zbuloi objektivat e merkastos. Ze Maria tha se Tiranës i duhen dy lojtarë për çdo repart që të dalë kampion në Kategorinë e Parë.
Braziliani Ze Maria tha se skuadra e Tiranës bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj një kundërshtari të fortë si makabi i Tel Avivit deri kur mbeti me 10 lojtarë.
Pas këtij eleminimi të pritshëm, trajneri i Tiranës i ka idetë më të qarta për të ardhmen e skuadrës edhe pse e drejton atë prej vetëm dy javësh.
Zhordi Krojf trajneri i Makabit të Telavivit vlerësoi skuadrën bardhë e blu edhe pse rezultati i dy ndeshjeve tregoi një superioritet të madh të izraliteve”
“Tirana bëri dy ndeshje shumë të mira, ata luajnë mirë taktikisht dhe kanë tre lojtarë të talentuar që mund të aktivizohen edhe në liga më të mira. Tirana duhet të merrte inisiativa për të shënuar dhe kjo krijonte hapësira të mira për ne për ta kundërsulmuar, gjithësesi ata luajtën shumë mirë deri kur mbetën me 10 lojtarë”.
Rezultatui i dy ndeshjeve mes Makabit tq Tel Avivit dhe Tiranqs ishte 5 me 0.
Posti i meparshem
Posti i ardhshem
Varroset 24 vjeçari nga Gjilani, familja fal gjakun e djalit (VIDEO)
Comments