Duket se skuadra e Reali të Madridit nuk do të heq dorë nga Hazardi deri në momentin e fundit të merkatos.
Sipas asaj që bën me dije “Mirror” belgu nuk e ka pranuar ende ofertën e “The Blues” për të rinovuar kontratën me një page prej 300 mijë sterlinash në javë.
Ndërkohë që kampionët e Europës duan që me patjetër të gjejnë një zëvendësues për vendin e lënë bosh nga Ronaldo dhe Hazard duket se është i duhuri.
Nëse këtë javë Hazard nuk do ta pranojë ofertën me shumë mundësi sezonin e ri do ta shikojmë si një lojtar të Reali të Madridit, me spanjollët që janë gati të paguajnë deri në 200 milionë euro.