Pas fitores në Champions, UEFA ka një lajm të keq për Barcelonën

715
fresco

Barcelona është me një këmbë në gjysmëfinale pasi ndeshjen e parë kundër Romës e fitoi me rezultatin 4-1.

E përditshmja spanjolle “AS”, raporton se UEFA do të dënojë Barcelonën për shkak të hedhjes së tullumbaceve të verdhë gjatë momentit kur po luhej ndeshja kundër italianëve.

Ky gjest është marrë si provokim pasi ngjyra e verdhë simbolizojnë flamurin e Katalonjës.

Gjithçka do të përcaktohet më 31 maj kur të mblidhet disiplina e UEFA-s ndërsa katalanasit nuk do të shpëtojnë nga gjoba e majme.

Comments