Pas gati dy dekadash në pushtet, çfarë e pret Vladimir Putin dhe Rusinë? – Nga Roland Oliphant (The Telegraph)
Nga Roland Oliphant (The Telegraph)
Fuqia që ka Vladimir Putinit mbi Rusinë është më e fortë se kurrë dhe shumë shpejt ai pret të sigurojë edhe gjashtë vite të tjera në pushtet. Por, a ka ndonjë person në Rusi që do ta rreshtonte veten si pasuesin e tij të mundshëm?
Pak njerëz presin që të ketë ndonjë tronditje zgjedhore, kur rusët shkojnë në votime për zgjedhjet parlamentare të dielën. Me 80 për qind e njerëzve të kënaqur nga qeverisja e Putinit, mediat që ju është venë laku në fyt dhe një parlamenttë pafuqishëm, qëndrimi i Vladimir Putinit në pushtet duket edhe më i fortë se një dekadë e gjysmë më parë, kur ai mori karrigen.
Dhe në mënyrë të qartë autoritetet ruse nuk as që po e llogarisin këtë mundësi.
Javën e kaluar, Ministria ruse e Drejtësisë e listoi Levadan, qendrën e vetme të pavarur të anketuesve, në vend si “agjenci e huaj”, kjo sipas një ligji të diskutueshëm mbi organizatat që pranojnë fonde të huaja. Ky veprim është parë gjerësisht si një përpjekje për të heshtur anketuesit me qëllim që të mos ekspozohet ndonjë rezultat “i turpshëm” për partinë e Putinit gjatë votimit të së dielës.
Pyetni një rus të zakonshëm se cilin do të mbështetnin nëse nuk do të ishte Putin dhe ata shpesh do të përgjigjen me diçka tipit “Pse ka ndonjë njeri tjetër ?”
Dhe nuk janë vetëm votuesit rusë ata që ndjehen sikur Putin ka qenë në pushet përgjithmonë.
1- Politika e jashtme
Për pesëmbëdhjetë vite, ai është deri tani, lideri që ka shërbyer më gjatë në G20 dhe emri i tij është bërë gjithmonë një arsye për konfrontim diplomatik. “Si do të merremi me Putinin?” Pothuajse është bërë një pyetje standarde për çdo kandidat që udhëheq një vend perëndimor.
Por kjo nuk ka qënë gjithmonë kështu.
Po të gërmosh në arkivin online të Kremlinit mbi deklaratat publike të presidentëve, mund të gjesh gjurmë të liderëve shumë të ndryshëm nga Putini.
Pra, çfarë shkoi keq?
Mbështetësit e zotit Putin thonë se ai u steps pas një sërë keqkuptimesh, tradhëtish e hipokrizish absolute nga ana e udhëheqësve të pabesë perëndimorë, të cilët e kthyen atë në një njeri agresiv e ngurrues. “Presidenti ynë është një produkt i mënyrës që është trajtuar nga Perëndimi”, ka thënë një diplomat rus i cili foli në kushte anonimiteti.
Putinin e ndjen tani veten si një lojtar gjeopolitik dhe kjo duket se kjo ka filluar të errësojnë gjithë të tjerët
Kritikët, jo çuditërisht, kanë marrë një pamje më pak bamirëse. Mikhail Khodorkovsky, ish manjati i cili kaloi nëntë vjet në burg, pas një përleshje spektakolare me Putin në fillim të viteve 2000, thotë se udhëheqësit perëndimorë nuk mund të kenë vlerësuar një prirje jonormale të presidentit rus për të “parë komplote kudo.”
2- Ekonomia
Rusia është duke dalë nga recesioni më i gjatë që kur Putin erdhi në pushtet. Dhe ndërkohë që thuhet se rënia ekonomike se nuk ka pasur asnjë ndikim në vlerësimet e tij personale, ka zëra të dallueshëm pakënaqësie.
Qendra për Ekonominë dhe Reformën Politike, me seli në Moskë, ka radhitur plotë 56 greva dhe protesta industriale në të gjithë vendin në një studim të botuar në korrik. Ato ishin në mesin e 263 incidenteve që kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet industriale në të gjithë vendin në tremujorin e dytë të vitit 2016, gati 34 më shumë mosmarrëveshje se në tremujorin e parë.
Vetëm për dy javët e fundit të gushtit, dhjetëra fermerë nga rajoni Krasnodar shkuan në Moskë për të protestuar marrjen e paligjshme të tokës nga korporatat e mëdha bujqësore; 175 minatorë në rajonin Rostov hynë në grevë urie mbi pagat e papaguara dhe punëtorët e rajonit të Samaras bllokuan shkurtimisht një autostradë federale, gjithashtu në shenjë proteste ndaj vonesave të pagave.
“Deri më tani, këto incidente paraqesin një rrezik të vogël për politikën e Kremlinit”, tha Nikolai Petrov, një ekspert për çështjet rajonale ruse në Shkollën e Lartë Ekonomike të Moskës.
Por pakënaqësia mund të përkthehet në një siklet për partinë në pushtet, “Rusinë e Bashkuar”, në zgjedhjet e së dielës, një fakt ky që mund të shpjegojë edhe mbylljen e Levadës. Sondazhet tregojnë se partia gëzon shumë pak nga popullariteti personal i Putinit.
Protestat gjithashtu nënvizojnë rritje e presioneve ekonomike me të cilat përballet qeveria Putinit.
Një shenjë se vendimet e vështira tashmë janë bëtrë zyrtare javën e kaluar, kur Ministria e Financave tha se do të ulte shpenzimet e mbrojtjes me gjashtë për qind më pak për 2017 – 2019.
Reforma të tjera të shumëpritura, si rritja e moshës së pensioneve, do të jetë politikisht e vështira kaq afër zgjedhjeve presidenciale.
“Ai nuk mund të presë deri në vitin 2018. Ai duhet të thërrasë zgjedhjet e parakohshme presidenciale vitin e ardhshëm dhe ai duhet të zgjedhë njërin prej dy kurseve: modernizimit autoritar, ose kalimin plotësisht në një regjim totalitar,” tha zoti Petrov.
Këto dhimbje koke të largëta janë duke përcaktuar dënim politik të Putinit. Por të çarat e dukshme që ekspozohen në sundimin e tij, lënë vend për pyetje interesante.
2- Pyetja e fundit dhe më e rëndësishme: Si do të jetë si Rusia pa Putinin?
Për gazetarët, rusët e zakonshëm dhe madje edhe për zyrtarët e brendshëm të Kremlinit, ideja e “zhdukjes” së Putin është marramendëse.
“Kjo është pyetja më interesante nga të gjitha dhe disa nga përgjigjet që kam marrë kur isha duke shkruar librin tim ishin sinqerisht alarmante,” tha Zygar.
“Disa zyrtarë të lartë të vendosur më thanë se as që donin ta mendonin këtë, sepse do të ishte shumë e frikshme.”
Pjesa e parë e pyetjes do të ishte si mund të largohet Putin?
Humbja zgjedhore dhe të dalja në pension më duken të dyja ta pamundura. Ai nuk ka për të bërë asnjë nga këto veprime, e aq më pak të urdhërojë një pasues.
Putin duket relativisht i aftë dhe i shëndetshëm (ai mbush 64 vjec muajin e ardhshëm) dhe tregon pak shenja se është i lodhur nga puna.
Kjo duket i ngushton keqazi mundësitë për grusht shteti, revolucion, apo “shkaqe natyrore”.
/Përshtati: SYRI.net/