Pas golit të Adnan Januzajt, Leonora Jakupi: ‘Është i joni’ [Foto]

332

Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj sapo ka shënuar golin, që e ka kaluar në epërsi Kombëtaren e Belgjikës ndaj Anglisë, shkruan lajmi net.

E pas kësaj, menjëherë erdhi edhe reagimi i këngëtares nga Drenica, Leonora Jakupit e cila thotë dy fjalë për të.

“Adnan Januzaj është i joni”, ka shkruar ajo.

Vlen të ceket se deklarata e Januzajt bëri bujë të madhe në media, pasi bëri të ditur se zgjodhi të përfaqësojë Belgjikën sepse e ndjen vetën si belg, duke harruar krejtësisht t’i tregojë gazetarit që ka prejardhjen nga Kosova. /Lajmi.net/

Comments