Pas humbjes nga Milan, vjen një lajm i tmerrshëm për Juventusin

Alex Sandro i ka shtuar ‘mërzinë’ Juventusit.
Mbrojtësi brazilian i lënduar në pjesën e parë të duelit të Superkupës së Italisë kundër Milanit nuk ka një problem të lehtë.
“Bianconerët” kanë njoftuar se: “Alex Sandro vuan nga një problem muskulor në kofshën e këmbës së djathtë dhe shkalla e lëndimit do të caktohet në ditët e ardhshme, përcjell “lajmi.net”.
Por, në klub frikësohen se problemi është i ngjashëm me atë të mbrojtësit Leonardo Bonucci që e detyroi atë të qëndrojë jashtë fushës për 45 ditë

