Pas incidentit në Kumanovë, LSDM kërkon llogari nga Toshkovski

72
fresco

Incidenti i fundit i armatosur në Kumanovë është incidenti më serioz në prag të zgjedhjeve lokale, i cili ngre shqetësime serioze për rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve, theksohet në kumtesën e LSDM-së

Nga LSDM për inicdentin thonë se po ndodh një shembje totale e sistemit të sigurisë dhe një fiasko e ministrit Pançe Toshkovski.

LSDM kërkon nga institucionet kompetente menjëherë të zbardhin rastin dhe të informojnë opinionin.

”Kërkojmë edhe përgjegjësi politike nga Pançe Toshkovski. Kjo që po ndodh vazhdimisht është e dënueshme dhe e papranueshme. Rrugët e Maqedonisë janë shndërruar në Perëndim të egër. Të shtënat me armë janë një dukuri e përditshme, qytetarët nuk ndihen të sigurt”, thonë nga LSDM

Sipas noftimeve nga mediat, në vendin ku ndodhi sulmi me armë zjari sot ka mundur një fëmijë të vdesë teksa kthehej nga shkolla.

A duhet që qytetarët me automjete të blinduara t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë?, pyesin nga LSDM

LSDM paralajmëron se incidente të tilla nuk janë të izoluara dhe tregojnë paaftësinë e plotë të Toshkovskit dhe VMRO-DPMNE-së.

Edhe sa njerëz të tjerë duhet të vuajnë, sa njerëz të tjerë duhet të vriten që Toshkovski të japë më në fund dorëheqje? Dorëheqje të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, për shkak të kolapsit të dukshëm sistematik të sigurisë publike dhe parandalimit të pamjaftueshëm të incidenteve të dhunshme duhet të ketë”, thonë nga LSDM.

Comments