Pas krizës, Lahm ‘sulmon’ Carlo Ancelottin

260
fresco

Pas krizës, Lahm 'sulmon' Carlo Ancelottin

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Carlo Ancelotti është duke përjetuar një ndër situatat më të vështirë në karrierën e tij pasi skuadra e tij në dy ndeshjet e fundit të rëndësishme është mundur lehtësisht nga kundërshtari.

Kritikat italiani ka marrë edhe brenda kampit bavarez ku kapiteni Philipp Lahm ka tërhequr vëmendje që skuadra duhet të jetë më e përqendruar.

“Jemi Bajerni dhe duhet të fitojmë, pavarësisht temperaturave apo terrenit. Problemi është që jemi tepër të shkujdesur. Nuk mund të them nëse besojmë se s’ka kundërshtar që na del para, por me gabime të tilla të gjen belaja me çdo skuadër. Rostovin e ftuam te porta pasi bëmë shumë gabime. Diçka duhet të ndryshojë sa më shpejt”, u shpreh ai.

Ndërsa në krahun tjetër trajneri italian nuk u justifikua por mori përsipër përgjegjësitë për humbjen.

“Si trajner, më duhet të marr përgjegjësi dhe ta rikthej skuadrën në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Ancelotti.

Humbja ndaj Rostovit dhe Dortmundit nuk ishin të vetmet pasi bavarezët kohët e fundit kanë luhatje të shumta

Comments