Pas lajmit për ndarje, gruaja e Medës ka për t’i thënë disa fjalë [Foto]

Menjëherë pas postimit që ishte bërë në llogarinë e Medës në Instagram, lajmi.net ka konaktuar me këngëtarin i cili ka sqaruar se për çka konkretisht bëhet fjalë, shkruan lajmi.net.

”Dikush është futur në Instagramin tim dhe e ka bërë postimin të cilin më pas e kam fshirë. Jam duke u përpjekur ta rikthej llogarinë time”, ka thënë Meda për lajmi.net
Ndërsa sot ka reaguar gruaja e tij Lulja e cila i ka shkruar disa fjalë pas gjithë spekulimeve mbi jetën e tyre private.
”Per te gjithe ata qe e duan lumturin ton ❤, dhe per te gjithe ata qe nuk e duan lumturin ton?…Une dhe Meda jemi me plot LUMTURI dhe DASHURI qe gjdo dite po rritet, per te cilen e falenderojm ZOTIN???…respekt per te gjith jJu!”, ishin fjalët e saj pranë një fotografie ku shihet e lumtur pranë Medës./Lajmi.net/