Pas lindjes së vajzës Xhensila rikthen linjat trupore në top-formë [Foto]

504
fresco

Xhensila Myrtezaj njihet si një nga artistet më të dashura për publikun shqiptarë, kjo për shkak të muzikës që ajo sjellë dhe gjithnjë pëlqehet, shkruan Indeksonline.

Xhensila dhe burri i saj, aktori Bes Kallaku, para pak kohësh u bënë prindër për herë të parë.

Vajza e tyre që e pagëzuan me emrin Ajka, paraqitet nga çifti nëpërmjet imazheve të ndryshme, duke qenë gëzimi më i madh për ta.

Teksa këngëtarja tanimë është rikthyer në skenën muzikore, ajo ka punuar edhe për kthimin e linjave trupore, gjë që duket se e ka arritur me sukses.

Në paraqitjen e fundit, Xhensila ka publikuar një fotografi nga pushimet, ku është shfaqur me bikini. Ajo duket se është rikthyer në top formë, e gatshme për sezonin e nxehtë verorë.

Kujtojmë që kënga e fundit e Xhensilës ‘Sekreti Im’ u prit mjaft mirë nga publiku. /Indeksonline/

Comments