Pas Moggit, Partizani zyrtarizon një tjetër kampion bote në staf

408
fresco

Pas Luçino Moxhit dhe Mark Iulianos, Partizani ka zyrtarizuar sot si pjesë të klubit një tjetër emër të madh të futbollit botëror. Bëhet fjalë për brazilianin Bebeto, i cili ka fituar Kupën e Botës me kombëtares e tij.

53-vjeçari do të mbajë postin e këshilltarit të presidentit Demi. Ai gjithashtu do të jetë përfaqësues i të kuqve për Amerikën Latine. Rol i ngjashëm me atë të Luçiano Moxhit në Europë.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në ambientet e klubit braziliani premtoi se do të afrojë lojtarë cilësorë te kryeqytetasit dhe është mjaft i kënaqur nga organizimi dhe puna që po bëhet.

Prezantimi i brazilianit nga presidenti

“Përveç futbollit Bebeto është një nga politikanët e rëndësishëm në Brazil. Midis nesh ka një miqësi dhe kemi një bashkëpunim pune që mendoj se do të jetë shumë serioz, qoftë për ekipin e parë apo edhe për akademinë.

Është një eksperiencë e re, pasi në të kaluarën nuk kemi pasur lidhje me Amerikën Latine. Shpresoj që nëpërmjet miqësisë tonë të bëhet një bashkëpunim serioz në të ardhmen. Qe tani zotëria na ka sjellë një lojtar që për pak kohë do e shikoni në fushë.

Për disa arsye teknike nuk do jetë ndoshta në ditët e para. Mendoj që është një talent. Do jetë diçka serioze, jo si menaxherët e tjerë që flasin shumë dhe bëjnë pak.”

Bebeto bashkëpunimi me Partizani dhe plani për akademinë

“Mirdita të gjithëve. Është kënaqësi që jam sot me ju. Presidenti është një miku im. Unë këtu do jem një këshilltar i presidentit Demi. Është një zotëri që ka një horizont të madh për futbollin. Biseduam shumë për gjithçka për sa i përket futbollit, me qenë se ai erdhi në Brazil, unë duhet t’ia ktheja këtë vizitë.

Presidenti mendon shumë për të ardhmen e Partizanit. Ashtu sikurse kam folur kur isha futbollist me Deportivon, që ne na mungonte akademia dhe ia sugjeroja vazhdimisht presidentit të Deportivos. Duke dëgjuar presidentit Demi që do bëjë një gjë kaq madhore them se do jetë shumë gjë pozitive për të ardhmen e Partizanin.

Nuk është e rëndësishme të bësh një skuadër për momentin në qoftë se nuk ke një bazë për të ardhmen. Edhe te Flamengo në të cilën bëra histori shumë të pasur në karrierën time, i sugjerova presidentit të njëjtën gjë, duke qënë se ky klub ka 38 milionë tifoza në të gjithë Brazilin. Tani ka ndryshuar gjithçka. Akademia e Flamengos është bërë shumë e madhe falë akademisë që është ndërtuar.

Kam folur me presidentin Demi dhe më pëlqen se çfarë mendon ai për të ardhmen e Partizanit duke ndërtuar këtë akademi. Nuk është e rëndësishme të fitosh një kampionat, por të krijosh një të ardhme dhe të kesh një akademi dhe të fitosh shumë kampionate në vazhdim. Kam shumë besim që Partizani do të shkojë përpara.

Do të jem gjithmonë në ndihmë të presidentit Demi. Është kënaqësi për mua dhe jam i surprizuar nga Shqipëria më pëlqeu shumë. Do të kthehem shpesh këtu.”/ panorama sport

Comments