Pas qetësisë acarohen sërish marrëdhëniet mes Putin dhe Erdogan
Kremlini zyrtar tha ditën e sotme se deklarata e presidentit turk, Taip Erdogan, se forcat e tij në Siri ishin atje për të rrëzuar presidentin Bashar al-Assad ishte një surprizë në Moskë dhe se priste një shpjegim nga Ankaraja.
Në një fjalim të martën, Erdogan ka dënuar atë që ai tha se ishte dështim i Kombeve të Bashkuara në Siri dhe se Turqia bëri inkursion në gusht, kur u dërguan tanke, aeroplanë luftarakë dhe forca speciale përtej kufirit, si një akt zemërimi, njofton Reuters.
“Ne jemi atje për të sjellë drejtësinë. Ne jemi atje për t’i dhënë fund sundimit mizor të Asadit, i cili ka përhapur terrorin shtetëror”, tha Erdogan.
“Ky njoftimi vërtetë erdhi si lajm i ri për ne”, u tha gazetarëve në një konferencë
zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Kjo është një deklaratë shumë e rëndë e cila ndryshon nga ato të mëparshmet dhe me të kuptuarit tonë të situatës. Ne shpresojmë që partnerët tanë turq do të na japin një lloj shpjegimi në lidhje me këtë”, ka thënë Peskov.