Pas shpërthimeve të tmerrshme në Stamboll, Turqia në zi kombëtare

129
fresco

Pas shpërthimeve të tmerrshme në Stamboll, Turqia në zi kombëtare

midle

Turqia ka shpallur sot ditë zie kombëtare dhe Presidenti Erdogan ka anuluar udhëtimin e tij zyrtar në Kazakistan.

Ky vendim ka ardhur pas sulmeve të mbrëmshme në Stamboll, ku kanë vdekur dhjetëra shtetas.

38 persona, kryesisht policë, u vranë dhe 166 u plagosën në dy shpërthime të shtunën në Stamboll, tha Soylo në një konferencë shtypi kete të dielë, citon Syri.net, BBC-në.

Provat e para të mbledhura pas atentatit të dyfishtë që goditi zemrën e Stambollit të shtunën në mbrëmje lënë të mendohet se autorët janë separatistët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu.

“Provat e mbledhura tregojnë se PKK-ja është autore e atentatit të dyfishtë”, deklaroi Soylu, duke u bazuar në mënyrën se si kjo ngjarje është planifikuar, si dhe kohën e shpërthimit që duket se kishte për shënjestër policinë

Image

Comments