Pas shqetësimeve për pensionet, Ministria jep sqarime për deklarimin gjashtëmujor

120
fresco

Ditëve të fundit ka pasur kritika të shumta lidhur me atë se si pensionistët po detyrohen që çdo muaj të shkojnë në zyrat e pensioneve që të lajmërohen, përkundër asaj që janë në moshë të shtyrë.

Lidhur me këtë ka reaguar sot Ministria e Financave, Punës e cila theksoi se pensionistët me probleme shëndetësore si dhe ata mbi moshën 80 vjeçare mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit, dhe ekipi mobil i Ministrisë shkon në shtëpi për të realizuar procesin e verifikimi.

Ministria ka publikuar edhe numrat e telefonit në gjashtë qytete, ku mund të thirren ekipet mobile.

Comments