Pas skandalit, Gjyqtari Boçi: Gruaja më kërkon divorcin, mu shkatërrua familja



Guximtar Boçi, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, i pezulluar dje nga KLD¬-ja në një intervistë të publikuar sot ekskluzivisht në gazetën “Panorama” thotë se gjithçka është manipuluar për ta dëmtuar profesionalisht dhe shkatërruar si familje.
“Do të vërtetoj në kohën e duhur, me fakte dhe me prova, gjithçka rreth komplotit që më është shkaktuar me këtë kosto kaq të lartë, siç është deri në shkatërrimin e familjes”, thekson ai, duke konkluduar se gjithçka ka prapavijë politike.
Boçi thotë se faji i tij është që e pranoi në zyrë.
“Do të pres me qetësi të gjitha veprimet që do të ndërmerren, madje me dhimbje dhe divorcin që më pret në fillim të javës nga bashkëshortja ime. kjo për shkak të asaj farse që u gatua dh eu transmetua dhe më pas do të dalë e vërteta. Mua mu shkatërrua familja në një moment gëzimi siç është dasma e vajzës sime”