Pas takimit, Sela: E duam Shëndetësinë, jo resoret tjera

165

Pas takimit Sela Zaev, lideri i Aleancës për shqiptarët ka thënë se nuk do pranoj asnjë ofertë apo ndryshim pozicionesh në resoret ministrore, duke thënë se do i qëndroj marëveshjes së parë për formimin e qeverisë, raporton Almakos.

“Nuk shohim arsye që ndryshimit të marrëveshjes , ASH-së i takon shëndetësia. Zëvendës Ministritë e ofruara janë të pa pranueshme për ne si ASH, ato ia jap me kënaqësi BDI-së, ata kanë kuadro për zëvendës ministrra”, tha Sela

“Problematizimi i shëndetësisë erdhi nga Bujar Osmani, Artan Grubi ndoshta jam gabim po ashtu më është kumtuar mua”, shtoi ai.

Sela thotë se Ali Ahmeti më i kënaqur do jet nëse Shëndetësinë e mer Zaevi se sa Aleanca.

“Arsyeja pse ata e bëjnë këtë është se ata janë të tmeruar se do të humbim zgjedhjet”, përfundoi Sela, duke shtuar se kanë qenë ndër faktorët kryesor për rëzimin e ish qeverisë.

Comments