Pas thashethemeve për ndarjen me Hailey-n, Justin Bieber kapet mat

Justin Bieber është fotografuar duke dalë nga një spa në Manhattan.
Ai kishte vendosur një kapuç blu dhe një xhup të bardhë, transmeton Indeksonline.

Bieber, në fakt, e theksoi mirë tatuazhin e madh në bark. Ai përshkruan dy engjëj që mposhtin të keqen, dhe sipas artistit që e projektoi, tatuazhi është veçanërisht emocionues për Bieber.
“Ai përshkruan luftën midis dritës dhe errësirës, së mirës dhe së keqes, yin dhe yang”, tha artisti në 2017.
Ky lajm vjen pasi fansat shprehën shqetësime serioze për Bieber. Këngëtari së fundmi është fotografuar në Nju Jork dhe shumë kanë theksuar se dukej i tensionuar dhe i rraskapitur. U përfol se pamja e tij kishte të bënte me probleme të mundshme në martesën e tij me Hailey-n, për të cilat ishte përfolur edhe më parë.
Kujtojmë se së fundmi u vu re se Justin nuk e ndjek më gruan e tij në Instagram, gjë që i intensifikoi edhe më shumë thashethemet për divorcin e tyre të pretenduar që po vazhdonin prej disa kohësh. Pas kësaj, Bieber tha se “dikush hakoi në profilin e tij dhe e bëri unfollowing Hailey” dhe ai e hoqi përsëri profilin e saj./Indeksonline/