Deri para pak ditësh, mund të ketë pasur dyshime, por ato konsiderohet se u shuan të martën kur u kuptua që në hetimet për shpërthimin në kanalin e Ibër Lepencit u përfshi edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI).
Me vulën e amerikanëve, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën ku u vërtetua se prapa tij qëndron Beogradi zyrtar.
Pas kësaj, sikur edhe pas agresionit në Banjskë më 2023, po kërkohet që shtetit të Aleksandar Vuçiqit, t’i vihen sanksione nga Bashkimi Evropian që dekurajojnë sjelljet tensionuese.
Rritja e presionit ndaj Serbisë mund të bëhet edhe me masa ndëshkuese të llojit financiar.

