Pasardhësi i Neymar bën gati valixhet për të udhëtuar drejt Barcelonës

298

Ylli francez, Ousmane Dembele, nuk do të luajë më për Borussia Dortmundin, pasi do të transferohet në Barcelonë.
Ai që prej një javë nuk është paraqitur fare në stërvitje, pasi dëshiron të largohet, për të zëvendësuar Neymarin në “Camp Nou”.
“Bild” njofton se largimi i tij është i pashmangshëm, pasi tre shokë të lojtarit kanë qenë në shtëpinë e Dembele dhe kanë marrë gjërat e tij.
Arsyeja pse nuk është zyrtarizuar ende kalimi në Barcelonë është shuma e transferimit, pasi katalanasit ofrojnë 110 milionë euro, ndërsa Dortmund kërkon 150 milionë euro.
Përveç Dembele, Barcelona dëshiron edhe transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Comments