

Vëllai i Rrustem Mustafës, që mbante postin e komandantit të UÇK-së në Zonën e Llapit ka reaguar pas lajmit se komandant Remi është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.
Gani Mustafa ka shkruar përmes Facebook-ut se është krenar me vëllanë e tij.
“Krenar me ty vëllau im! Askush nuk do të mund ta njollosë luftën tënde të drejtë për lirinë që ne gëzojmë sot!”, ka shkruar Mustafa.
Ndërkaq, në fund ka thënë se ai do të triumfojë faqebardhe si çdo herë.
Rrustem Mustafa është personi i parë që do të intervistohet nga Prokurori i Gjykatës Speciale. Këtë e ka konifrmuar avokati i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arianit Koci.