Pas akuzave të rënda që kryeministri Ramush Haradinaj i drejtoi drejt kreut kreut të VV-së, Albin Kurti, duke e quajtur hajn dhe mashtrues, vijnë dhe reagimet e para nga Lëvizja Vetëvendosje.
Avni Zogiani nga VV ia ka kujtuar Ramush Haradinajt demarkacionin.
Zogiani i ka thënë Haradinajt se nëse diçka nuk qenka e tij, bën të falet.
“Kryeminister, a jane shume 8200 hektare? Apo nese nuk jane tujat nuk vlejne asgje?!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Haradinaj ka theksuar se sikur Kurti mos të ishte mashtrues, nuk do të iknin shumë njerëz nga partia e tij.

