‘Pastrim parash!’ Policia i gjen 28-vjeçarit 20 milionë dollarë poshtë dyshekut (FOTO)

245
650

 

Autoritetet federale amerikane kanë konfiskuar rreth 20 milionë dollarë “cash”  të fshehura poshtë dyshekut,  në një apartament në Massachusetts.

Prokurorit thanë se një brazilian u arrestua në lidhje me pastrim parash, të fituara nga një skemë masive piramidale. Ata shkuan të bënin një kontroll rutinë në aprtamentin e tij por nuk e kishin idenë se autori do ta kishte fshehur “pasurinë e tij”  poshtë dyshekut.

28 vjecari, Cleber Rene Rizerio Rocha, është vënë nën hetime për mashtrim dhe pastrim parash, në lidhje me një kompani të quajtur “TelexFree”

Autoritetet publikuan të hënën foton e vendit ku gjetën mijëra dollarët. /SYRI.net/

Comments