Pastrohet Gradeci i vërshuar-Foto
Edhe në orët e mesnatës po vijon pastrimi i oborreve të disa shtëpive të vërshuara në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit transmeton Radio Vala.
Bashkë me ekipe e Zjarrfikësve të Njësisë Territoriale të Gostivarit dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në terren është edhe vet kryetari i komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija.
Në orët e mbrëmjes u bë pastrimi nga vërshimet edhe në fshatin Senakos të po kësaj komune.