Pastrohet shtrati i lumit në Reçicë të Madhe
![FB_IMG_1470507047550](http://antpress.mk/wp-content/uploads/2016/08/FB_IMG_1470507047550-1-540x330.jpg)
Pas qetësimit të situatës me reshjet, niveli i lumit në Reçicë të Madhe dukshëm ka rrënë. Ekipet punuese janë në teren, respektivisht përgjatë rrjedhës së lumit, dhe për momentin me maqineri të rëndë është duke u realizuar pastrimi i disa pikave kyçe të shtratit të lumit si dhe zgjërimi i tij. Punimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës me qëllim parandalimin e efekteve të padëshiruara, në rast se reshjet vazdojnë. Për momentin situata është e qetë, nuk ka dëmtime mbi pronat e banorëve të kësaj ane, por ekipet komunale do të vazdojnë të qëndrojnë në teren për të ndihmuar dhe përkrahur .