Patatja që është rritur në formën e këmbës së njeriut [Foto]

191
Një patate është rritur në formën e këmbës së njeriut, duke përfshirë edhe gishtërinjtë e këmbës.
Ky është patatja prej tetë kilogramëve, që duket si mutant, që është rritur në formën e këmbës njerëzore.

Patatja befasuese u zbulua nga fermerët Marli dhe Paulo Ciquinel në qytetin e Meleiro në shtetin jugor brazilian të Santa Cantarina, transmeton lajmi.net.

Fotot tregojnë se si patatja e madhe është rritur që t’i ngjajë një këmbë njerëzore.

“Këmba e madhe” është e mbuluar me rrënjë që duken si flokë.

Marli u tha gazetarëve: “Kurrë nuk kemi parë ndonjë gjë të tillë. Le të shohim se çfarë do të bëjmë me pataten

“Ndoshta, mund ta vendosim në ekran nëse dikush do të donte ta shihte”.

Ai shtoi: “Isha pak i frikësuar kur e gjetëm atë patate”.

Çifti normalisht vetëm mbjell perime për konsumimin e tyre, por çifti nuk priste që të hanin patate prej tetë kilogramëve.

Marli dhe burri i saj janë në pension dhe u kanë thënë gazetarëve se kanë mbjellë patate pas shtëpisë së tyre për gjashtë vjet. /Lajmi.net/

Comments