Pavle Trajanov: Nuk do të koaliconojë me ato parti që do të bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE, para dhe pas zgjedhjeve

156

 

Kryetari i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov që është pjesë e koalicionit “Për ndryshime dhe drejtësi” theksoi se nuk do të koaliconojë me ato parti që do të bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE, para dhe pas zgjedhjeve.

“Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim por në bazë parimore. Pra modeli zgjedhor na bën shtypje të bëjmë bashkëpunim apo koalicione joparimore, por për çdo rast parim bazë është se ne do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë, të cilat nuk janë të gatshme as tani para zgjedhjeve por edhe pas zgjedhjeve të bashkëpunojnë apo të koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në. Jemi të përgatitur për bashkëpunim me bllokun tjetër opozitar. Bisedimet janë në vazhdim rreth koalicionit pavarësisht asaj se si do të rezultojnë”, tha Trajanov.

Lëvizja Popullore e Maqedonisë lidhur me koalicionimet sot autorizoi komitetin ekzekutiv të partisë që të sjellë vendim për të shkuar e vetme në zgjedhje, apo për të koalicionuar me partitë e tjera, por me kushtet e saj që siç thuhet bazohen në mbrojtjen e interesave vitale të popullit dhe shtetit.

Comments