Pavle Trajanov: Të zbardhet plotësisht rasti i “Kumanovës”

118
fresco

Karvani qendror i Koalicionit “Për ndryshime dhe drejtësi” sot realizoi takime me banorët e Kumanovës në sheshin e qytetit dhe e prezantoi programin me të cilin do të dalin në këto zgjedhje. Nga Koalicioni “Për ndryshime dhe drejtësi” thanë që duhet të zbardhet e vërteta për rastin “Kumanova”.

“E vërteta nuk duhet të shfrytëzohet për përfitime politike dhe të kalkulohet me atë, jam kundër kësaj. Por, sado që të jetë e dhimbshme, duhet të dalë në shesh dhe për këtë duhet të japin llogari të gjithë ata që janë të inkuadruar në këtë proces”,- deklaroi kryetari i FRODEM, Jode Kekenoski.

midle

Lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, tha se angazhohen për ndryshime sistemore dhe se në platformën e tyre është integrimi i vendit në strukturat euroatlantike.

“Në programin tonë parashikojmë përcaktime strategjike për Maqedoninë me interes strategjik që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, dhe këtë kemi mundësi ta realizojmë pa e ndryshuar emrin kushtetues të vendit”,- tha lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

“Kabineti qeveritar duhet të përbëhet nga profesionistë”,- tha Kekenovski, dhe shtoi se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë që të formohet një kabinet i tillë qeveritar.

Comments