Pavlopulos porosit Shkupin: rruga e Maqedonisë për në BE kalon nga Athina

264
fresco
midle
Presidenti  grek, Prokopis Pavlopulos, ka dërguar porosinë e radhës për Maqedoninë, duke përkujtuar Shkupin zyrtar se nga Athina varet integrimi i vendit në BE dhe se nuk duhet të harrojë se Maqedonia është greke.
Maqedonia ka qenë dhe do të jetë greke”,- deklaroi presidenti grek, duke porositur qeverinë në Shkup se me thënie irredentiste nuk mund të anëtarësohen në BE, pasi po thyen parimet europiane. Sipas tij, Maqedonia nuk mund që të llogarisë në eurointegrime, pasi nuk plotëson parimet institucionale europiane. “Ne qartas kemi thënë se duam raporte të mira fqinjësore. Por, kjo gjë shkon përmes respektimit të historisë dhe institucioneve evropiane”,- deklaroi Pavlopulos.
Presidenti grek nuk është mjaftuar vetëm me Maqedoninë, por i ka dërguar porosi edhe Ankarasë, duke e përkujtuar se Greqia është dera e Turqisë për në Europë dhe se për integrimin e Turqisë duhet respektuar historia dhe ligjet ndërkombëtare.
Comments