PBDNJ: Një dorë e huaj po bën manipulime të rrezikshme në Himarë

206
fresco

PBDNJ: Një dorë e huaj po bën manipulime të rrezikshme në Himarë

midle

Kur një person me veprimtari publike dhe biznesmen kërcënohet me jetë, kjo përbën një dëshmi të gjendjes së rëndë që përjeton vendi. Kur akti kryhet ndaj një biznesmeni si Nikolla Neranxi në vendlindjen e tij, tregon dhe se çfarë manipulimesh të rrezikshme janë duke u zhvilluar në Himarë nga “interesa të errta” apo një ‘dorë e huaj”.

Ka qënë ky thelbi i deklaratës së PBDNJ-së sot, në të cilën shprehimisht thuhet:

“Ngjarja e rëndë përsa i përket rendit dhe sigurisë së jetës, por edhe dimensionit të saj politik, ku një person me veprimtari publike dhe biznesmen sikundër z. Nikolla Neranxi, në vendlindjen e tij në Himarë, u bë objekt agresioni dhe u kërcënua me jetë, përbën akoma një dëshmi të gjendjes së rëndë që përjeton vendi.

Si PBDNJ kemi paralajmëruar në kohë sesi degradon situata por edhe për përçapje interesash të errëta që operojnë në trevat e Himarës për të shkaktuar frikë dhe për të demoralizuar banorët e saj për t’u aktivizuar kundër tentativave të grabitjes së pronave dhe shfrytëzimit urbanistik që është në evoluim të përditshëm. Për atë trevë dhe komunitetin e saj autokton janë të huaja sjellje të kësaj natyre banditeske. Dorë e huaj kërkon të shkaktojë konflikt të brendshëm.

Akti i ndërmarrë kundër z. Neranxi gjithashtu sjell në vëmendje të opinionit publik se çfarë manipulimesh të rrezikshme janë duke u zhvilluar në Himarë dhe mbarë shoqërinë shqiptare për të kontrolluar ndërgjegjet dhe dhunuar të drejtën e reagimit publik ndaj politikave shtetërore.

PBDNJ do të vazhdojë të jetë përkrah të gjithë atyre individualisht apo në pjesëmarrje shoqërore aktive luftojnë për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, të pjesëmarrjes qytetare në jetën publike dhe të mbrojtjes në veçanti të komuniteteve të personave të pakicave etnike, kulturore, fetare etj.”

Comments