PD merr vendim: Bojkot Kuvendit deri sa të vijojë protesta

158

 

 

 

 

 

 

 

Grupi Parlamentar dhe Kryesia e Partise Demokratike kane marre vendim se Partia Demokratike nuk do te kthehet ne Parlament derisa te arrihet krijimi i qeverise teknike qe do te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Ky eshte njoftimi me i fundit qe vjen nga selia blu. Edhe me heret nga sheshi i i protestes, deputeti Arben Ristani dhe Sali Berisha thane se Parlamenti eshte aty ku jane edhe qytetaret.

Partia Demokratike ka vendosur sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të saj se nuk do të ketë grevë urie në çadrën e ngritur para Kryeministrisë.

Kështu, PD ka vendosur që protesta të vazhdojë dhe se tashmë do të bojkotohet Parlamenti deri në një qeveri të re teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Comments