PDE po i bashkohet BDI-së! A do të jetë Arianit Hoxha nënkryetar?
Pas takimit me kruen e BDI-së, Ali Ahmeti dhe dakordësimin për bashkimin e PDE-së me BDI-në, Arianit Hoxha kryetar i PDE-së në një deklaratë për TV21 bëri të ditur se tani për tani nuk bisedohet për pozicione partiake. Hoxha mes tjerash potencoi se nuk është i rëndësishëm pozicioni idividual, por shtoi se strukturat partiake të PDE-së ashtu siç janë funksionale në të gjitha 17 degët partiake të përfshihen dhe të funksionojnë në kuadër të një organizate politike.
“Tash ne nuk kemi fol për ato detaje. Nuk do të ishte korrekte të flitet në këtë situatë, gjithësesi ato janë pozicione që vendosen në organe partiake. Por e ritheksoj, pak është i rëndësishëm pozicionimi individual sa është e rëndësishme atë të cilën edhe unë jam angazhuar që strukturat partiake të PDE-së ashtu siç janë funksionale në të gjitha 17 degët partiake të përfshihen dhe të funksionojnë në kuadër të një organizate politike”, tha kryetari i PDE-së, Arianit Hoxha për TV21.

