PDK dhe NISMA me qëndrime të kundërta për procesin zgjedhor



Këtë të diel është duke u mbajtur raundi i dytë – balotazhit për kryetar të kësaj komune.
Idriz Hysenaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se deri në këto momente nuk kanë ndonjë ankesë, njofton Klan Kosova.
“Nuk ka ndonjë ankesë, presim që deri në fund të shkojë kështu procesi zgjedhor”, ka thënë Hysenaj për Klan Kosova.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i NISMA – Qendrim Kastrati ka përmendur edhe një herë, ndikim që po bëhet te qytetarët, sipas tij, për të votuar kandidatin e PDK-së, si dhe votimin më shumë se një herë si dhe atë kolektiv.
Sidoqoftë Kastrati shprehet optimist se gjërat do të ndryshojnë për së miri.
“Presim që ky proces zgjedhor të përfundojë me sukses dhe pa telashe”, ka shtuar Kastrati.