PDK ka ftuar një konferencë pas sulmit që i është bërë gruas së Blerand Stavilecit, Vitore Stavileci.
“Sot në mesditë kriminelët e Vetëvendosje kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e ministrit, Blerand Stavilecit”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, njofton Klan Kosova.
“Ajo para se të jetë bashkëshorte e një politikani është motra dhe nëna e dikujt”, ka shtuar ai.
“Ajo po trajtohet në QKUK. Ky veprim është qartazi i porositur nga njerëz që duan ta shkatërrojnë shtetin, vetëm pse të tjerët nuk mendojnë si ta”.
Ismaili ka thënë se personat që kanë rrahur Vitore Stavilecin, kanë lënë porosi që burri i saj, Blerand Stavileci të mos e kritikojë qeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë.
“Stavileci ka qenë një prej zërave më të theksuar për mos punën në Prishtinë të Lëvizje Vetëvendosje.”.
“Asaj i është thënë se ai ka folur shumë dhe të shohim nëse do të flet pas këtij veprimi”.
“Sot është dita e martesës së Blerandit dhe Vitorës, ata po planifikonin që të dilnin për një drekë me rastin e përvjetorit të martesës”, ka përfunduar Ismaili.