PDK reagon ndaj fjalëve të Ymerit

360

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj fjalëve të sotme të kreut të VV, Visar Ymerit

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj fjalëve të kreut të Vetëvendosjes, i cili sot gjatë një konference për media i ka quajtur derra Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Kadri Veselin.

Në komunikatën e PKD-së thuhet se Visar Ymeri, me gjuhë të ulët, të padëgjuar deri më sot në skenën politike të vendit, ka fyer tre drejtuesit më të lartë të shtetit.

”Gjuha e tillë e turpshme e Ymerit, shkon përtej fjalorit politik, vlerave demokratike dhe kodit elementar etik, duke fyer rëndë bartësit e përgjegjësive shtetërore e institucionale, të dala nga vota e lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Sipas PDK-së gjuha e tillë e Visar Ymerit, dëshmon qartë për humbjen e arsyes dhe argumenteve opozitare, përkitazi me çështjet madhore dhe sfidat që po kalon vendi.

Ndryshe, Visar Ymeri gjatë konferencës së sotme ku ka folur për Demarkacionin i ka quajtur derra treshen, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli. Sipas tij, kjo treshe po tenton që ta shndërrojë vendin në fermë të kafshëve.

Comments