PDSH godet kryetarin e komunës së Tearcës nga rradhët e BDI-së

206

Moebel THEMA

Kryetari i komunës së Tearcës nga rradhët e BDI-së, duke parë gjendjen e mjerrueshme të rrugëve në vendbanimet e komunës dhe duke e ditur që i kanë ngelur vetëm edhe disa muaj deri në fund të mandatit, asfalton rrugën për të cilën aspak nuk kanë nevojë banorët e kësaj komune, por ama kishte nevojë vet Kryetari i komunës pasiqë aty e ka pronën e vete, tokën bujqësore.

Tetë vite korrupsion dhe hajni në komunën e Tearcës, të pa prekur nga prokuroria dhe gjyqësia edhe përskaj raporteve skandaloze të revizionit që nxjerrin në sipërfaqe keqpërdorime skandaloze të parasë së banorëve, kulmoi me këtë “proekt” skandaloz.

PDSH është e bindur që banorët e komunës së Tearcës do të dinë ta dënojnë këtë kapadahi, për krejt zullumin e bërë deri tani, që nuk dallon nga funksionarët e tjerë të BDI-së në pushtetin lokal dhe qendrorë, të cilët nuk dinë asgjë tjetër përpos hajnisë dhe kriminalitetit dhe si pasojë jeta e qytetarëve shqiptarë është rrënduar tejmase.

Comments