PDSH-ja e nis fushatën nga Studeniçani



Takimin e parë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016, Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur në komunën e Studeniçanit, ku i pranishëm ka qenë edhe kreu partiak, i udhëhequr nga Menduh Thaçi.
Motoja e partisë opozitarë do të jetë “Ecim drejt”, ndërsa lideri i Partisë, Thaçi ka premtuar në fushatë pozitive, e cila do të fokusohet në programin e partisë së tij dhe jo në baltosjen e kundërshtarëve.
Dy nga pikat kryesore të PDSH-së janë falja e borxheve dhe barazia e plotë në ndarjen e buxhetit ndërmjet vendbanimeve shqiptare dhe atyre maqedonase.
Bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1 është doktori Idriz Orana, ndërsa në njësinë zgjedhore numër 2 deputeti aktual Orhan Ibrahimi.