PDSH NË DOBËRDOLL, THAÇI: “DO TË PUNOJMË NË PROJEKTË EKONOMIKE”

144
fresco

midle
 Image result for menduh thaci

Fshati Dobërdoll i Gostivarit ishte vendi ku Kryetari i partisë demokratike shqiptare Menduh Thaçi, shpalosi platformën e PDSH-së. Në këtë takim me qytetarët Thaçi u fokusua në temën e çështjes ekonomike në të cilën tha se shqiptarët në këtë sferë janë të diskriminuar.

“Unë besoj në këtë projekt që e kemi hartuar bashkë me shumë funksionar tonë dhe ekspert dhe besoj që populli shqiptar do ti jep mbështetje të fuqishme këtij projekti. Projekti është mirë i kombinuar 1 të drejtat politike 2  të drejtat ekonomike dhe e 3 ndërprerja urgjente e represionit shtetëror mbi shqiptarët”, u shpreh Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Kandidati për deputet më këtë zonë në Sami Aliu nga banorët e fshatit kërkoi mbështetjen e tyre që në mënyrë të mirëfilltë siç tha t’i realizojnë projektet e tyre.

“Progresi ekonomik, mirëqenia sociale vendimmarrja  e përbashkët arsimi cilësor dhe mundësitë e barabarta janë objektivat kryesore të Partisë Demokratike Shqipëtare”, tha Sami Aliu, Kandidat i PDSH-së për deputet.

Në kuadër të fushatës karvani parazgjedhor i PDSH-së sonte vazhdon në fshatin Çegran të Gostivarit.

Comments