PDSH në malësinë e Tetovës, Thaçi premton amnisti fiskale

120

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi  të premten në Malësinë e Tetovës vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë. Takimi qendror u mbajt në fshatin Shipkovice.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se shqiptarët si asnjëherë më parë janë në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe politike, dhe për këtë fajësoi politikën e mbrapsht të BDI-së, të cilët të kapur në krim e korrupsion legjitimuan plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve, duke i lënë ata pa asnjë perspektivë. Ai ka premtuar se do të garantojë aministi fiskale dhe shlyerje të borxheve të gjithë qytetarëve.

Comments