Zoran Zaev, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, paralajmëroi që shumica parlamentare do të shtohet duke ftuar Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit që të bëhet pjesë e Qeverisë.
Përfshirë dhe deputetin e GROM Çedomir Sazdovski i cili braktisi rradhët e koalicionit të VMRO DPMNE, shumica parlamentare tashmë numron 65 vota
Mbetet dilemë nëse Ziadin Sela do të vazhdojë të mbetet pjesë e shumicës parlamentare, nëse aty bën pjesë dhe ish lideri i tij Menduh Thaçi për arsye se këtë opcion, Sela e kishte refuzuar kategorikisht më herët.
Me hyrjen e PDSH në Qeveri bashkë me deputetin e pavarur Sazdovski, dy votat e LR PDSH humbin shumë në peshë dhe kjo mund të shkaktojë pakënaqësi të madhe në rradhët e Aleancës dhe humbje të pozitave drejtuesë në pushtetin ekzekutiv.
Ziadin Sela, lider i ASH, akoma nuk është prononcuar rreth përfshirjes së ish liderit të tij Menduh Thaçi në qeverinë reformuese.