Shkup, 20 tetor – Koalicioni i ASH-BESA për zgjedhjet lokale, mund të inicoj ndryshime në qeveri dhe me një partner plus, por nuk dihet a do të ketë „partnerë minus“. Pas zgjedhjeve do të vlerësohet prapë principialiteti ndërmjet partnerëve të tanishëm, transmeton Zhurnal.
Nuk është e pamundur që PDSH-ja të jetë partneri i radhës në koalicionin qeveritar pas mbarimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve, theksojnë për DW burime nga shumica parlamentare.Thonë se për këtë mundësi„seriozisht kanë biseduar që në fillim të verës“ por është ende më e qartë pas kominatorikave të fundit ku partnerët e koalicionit, kryesishtë Aleanca për Shqiptarët hyn në rrethin e dytë zgjedhor.
Edhe pse koalicioni ad-hok i Aleancës për Shqiptarët me Lëvizjen Besa vlerësohet si e drejtë për të zgjedhur, nga ana tjetër, “tonet kritike ndaj BDI-së”, po përjetohen sikur sulm ndaj jo principiel ndaj koalicionit qeveritar. Të dyja partitë nga publikimi i koalicionit për rethin e dytë paralajëmruan front kundër Ahmetit, me qëndrim se” bashkohen për ti dhënë fund të keqes 15-vjeçare nga BDI-ja me menaxhimin e komunave shqiptare”.
Kjo ndoshta do të mund të ishte e pranuar, atëherë kur Aleanca për Shqiptarët nuk do të ishte partner koalicioni me BDI-në Qeveria të cilën tani e hapën pyetjen, si është e mundur partner koalicioni„Nirvana“ në pushtetin qendror, kurse aq polarizim i madh në pushtetin lokal.
Ky jo-principialitet i nxorri edhe shpekulimet e para se A.A nga dëmet që i ka sjellur në koalicionin qeveritar do të duhet të largohet nga Ilindenska numër 2.Nga Aleanca, mendojnë se pa ato në Qeveri do të mungojë shumica. Por kjo matematikë mund të tregohet si e pasaktë.Edhe pas PDSH-së shumica mund të krijohet me Vesel Memedin i cili distancohej nga Sela dhe Aleanca, deputeti Çedomir Sozdovski i cili vetëm se e lëshoi GROM, si dhe mbështetja nga disa deputetë të partive, të cilat vetëm se kanë dhënë sinjalet se do ta lëshojnë koalicionin me VMRO-DPMNE.