PDSH shpalosi platformën në Dobërdoll



Gjatë fjalimit të tij para banorëve të fshatit Dobërdoll të Gostivarit, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi u shpreh se fitoren e e subjektit të tij më 11 dhjetor përveç mbështetësve brenda vendit e presin edhe Kosova edhe Shqipëria.
Ai para banorëve në pika të shkurta shpalosi platformën e PDSH-së, ku si pika më të rëndësishme i përmendi diskriminimin ekonomik të shqiptarëve dhe tha se partia e tij do ta zgjidh këtë çështje. Gjithashtu, Thaçi premtoi edhe amnisti për të burgosurit shqiptarë dhe amnisti fiskale, që nënkupton faljen e të gjitha borxheve ndaj qytetarëve.