PDSH tubim me banorët e Mateçit

333
fresco

midle

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryesia e partisë kanë zhvilluar një takim me banorët e Mateçit të Kumanovës ku kanë qenë të pranishëm një numër i madh i banorëve.

Lideri i PDSH-së ka prezantuar pikat kryesore të programit të partisë nëse i fiton zgjedhjet e 11 dhjetorit duke premtuar se në qeverinë e ardhshme shqiptarët do të kenë një zëvendëskryeministër i cili do të ketë një të drejtë veto, ku asnjë vendim i rëndësishëm i qeverisë si në ekonomi, në sferën multietnike nuk do të mund të merret pa pëlqimin e tij.

“Nëse te maqedonasit mund të kalojë veto në institucionet e shtetit, atëherë veto mund të funksionojë edhe për të marrë të drejtat ne shqiptarët”, tha Thaçi.

Comments