Pejë : Protesta kundër demarkacionit

381
peja

Në Pejë u kërkua me protestë mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në qendër të Pejës sot në mesditë u protestua kundër marrëveshjes së demarkacionit.

Në protestë përveç qytetarëve morën pjesë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Protesta nga policia u vlerësua me numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve, ndërsa të mbledhurit në sheshin kryesor të Pejës kërkuan mosratifikim të marrëveshjes së demarkacionit.

Protesta e sotme e zhvilluar në Pejë u paralajmërua nga organizatorët më 23 gusht. Në këshillin organizativ të saj kishte edhe përfaqësues të nëndegëve të LDK-së e PDK-së në Rugovë.

Peja2

Peja1pEJA4

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku pikë e rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është caktuar më 1 mars. Atë ditë Lëvizja “Vetëvendosje” ka paralajmëruar protestë.

Comments