
Tre herë kampioni i Botës, Pele nuk i ka kursyer aspak kritikat në drejtim të 22-vjecarit, i cili me fanellën e Argjenintës në 7 paraqitje ende nuk ka arritur të realizojë golin e tij të parë.
Sipas Pele, argjentinasi është një futbollist cilësor, por jo sa aq sa për të cilësuar atë si të jashtëzakonshëm. Ai shkon edhe më tej, duke deklaruar se krahasimet se ai është Maradona i ri janë të pavënda.
“Dybala nuk është ai që njerëzit thonë. Sigurisht që është një sulmues i mirë, por jo i një niveli të madh. Thonë që ai është trashëgimtari i Maradonës, por edhe këtu e kanë gabim, sepse e vetmja gjë e përbashkët që ka Dybala me Maradonën është se të dy godasin më kembën e majtë.”