Pëllumb Xhufi: Pro idesë së Qoses mbi ndarjen e Kosovës

233
fresco

Sonte në Zululand ishte i ftuar Pëllumb Xhufi, me të cilin Nano foli për përplasjen midis kishës katolike dhe myftinisë në Shkodër mbi faltoren në kalanë e Rozafatit. Xhufi ka publikuar para dy ditësh një shkrim të vetin, në të cilin shprehte shqetësimin e vet mbi këtë përplasje.

“Shteti duhet të ndërhyjë dhe duhet të mos lejojë klerikët e feve të ndryshme të bëjnë manifestime të tyrte në një objekt, që është shpallur monument kulture”, tha ai në Zululand.

Shqetësimi tjetër i Xhufit ishte edhe fakti që kleri shqiptar i të gjitha feve është i dominuar nga të huajt. ‘Unë kam frikë se prapa dom Jakut fshihet dikush tjetër”, tha ai, dhe në këtë rast tregoi një anekdotë historike të shekullit XVI, në të cilën flitet për një protestë të katolikëve shqiptarë kundër praktikës së Vatikanit për të emëruar klerikë të huaj në Shqipëri. “Dhe një nga arsyet e kësaj proteste ka qënë fakti që – kështu thoshin ata – ‘prania e klerikëve të huaj prish harmoninë që ne kemi me myslimanët tanë’.”

Comments