Penalja refuzon ankesën, Vasilevski mbetet në paraburgim në Shutkë

214
fresco


Deputeti i VMRO–DPMNE-së, Sasho Vasilevski, mbetet në paraburgim në burgun e Shutkës…

Gjykata Penale refuzoi ankesën e paraqitur nga avokatët e tij. Njësia e Shkupit hodhi poshtë kërkesën e deputetit të Partisë Socialiste, Ljupço Dimovski. Ai kërkoi që të hiqet masa e arrestit shtëpiak, por kjo masë e miratuar nga gjyqtari i procedurës së mëparshme vazhdon të mbetet në fuqi.

Vasilevski dhe Dimovski, së bashku me Krste Mukoskin, Zhaklina Pesevskan, Johan Tarqulovskin dhe Ljube Aranudovin, të dyshuar për kërcënime terroriste ndaj rendit kushtetues të ngjarjeve të përgjakshme më 27 prill dhe sulmin në parlament.

Përveç tyre, dje Gjykata Penale paraburgim i ka caktuar edhe Fetah Alimit, oficerit të sigurisë në parlament, i cili ka pohuar se i shpëtoi jetën liderit të LR-PDSh-së, Zijadin Selës, gjatë të enjtes së përgjakur në kuvend më 27 prill.

Comments