Pendohet vrasësi i Almir Aliut

179

Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e Almir Aliut, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, ndryshoi qëndrimin e tij.

“Më vjen keq per ngjarjen e ndodhur, nuk kam pasur për qëllim që ta shtyp me veturë, as fëmiun dhe as dikë tjeter. Më vjen gjithashtu shumë keq që më fajësojnë për vrasje. E gjitha ka ndodhur nga frika, sepse isha shumë i frikësuar. Edhe njëher ju kërkoj shumë falje familjarëve”, tha Iliq.

Comments