Pengjet në Somali mbijetuan duke ngrënë minj

309

Moebel THEMA

Pengjet në Somali mbijetuan duke ngrënë minj

Një grup i marinarëve të cilët mbaheshin peng nga piratët somalezë për gati pesë vjet kanë mbijetuar pjesërisht duke ngrënë minj.

Marinari filipinas Arnel Balbero i tha BBC-së,  se atyre u ishte dhënë ujë në sasi shumë të vogla, duke thënë se ndiheshin  si ” të vdekurit në këmbë” .26 marinarë janë marrë peng në vitin 2012 dhe janë dërguar në Somali, transmeton KosovaPress.  Ata u liruan të shtunën, pasi është paguar një shpërblim. Ata janë nga Kina, Filipinet, Kamboxhia, Indonezia, Vietnami dhe Tajvani.

Comments