Pengmarrje në Francë, një person i armatosur kërcënon 70 murgj
Një person i armatosur dhe i maskuar po mban peng 70 murgj në Montpellier të Francës.
Sipas mediave lokale, autori kërcënon murgjit me thikë dhe shotgan.
Forca të shumta policie kanë rrethuar ndërtesën ku po ndodh situata e pengmarrjes.
Nuk janë të qarta motivet përse personi i dyshuar kërcënon murgjit.